BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi veprimtaritë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë zotit Ardian Fullani gjatë zhvillimit të Mbledhjeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore

Data e publikimit: 25.10.2007

 

Nga data 17 deri më datën 23 tetor 2007, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani dhe njëkohësisht Guvernator i Shqipërisë pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, në krye të një delegacioni të Bankës së Shqipërisë, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, që zhvilloi punimet në Washington D.C. të SHBA-së.