BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi zhvillimin e aktivitetit të “Seminari i së Premtes” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik

Data e publikimit: 02.05.2013

 

Në datë 16 prill 2013, në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik, z. Sulo Hadëri, u zhvillua aktiviteti “Seminari i së Premtes”.

foto fakulteti ekonomik 5772 0

Ky seminar hapi një dritare të re bashkëpunimi ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Fakultetit Ekonomik, duke institucionalizuar shkëmbimin e eksperiencës në lëmin e ekonomisë, e veçanërisht të ekonomisë së aplikuar.

Në aktivitet morën pjesë pedagogë të Fakultetit Ekonomik, studentë si dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, të cilët prezantuan materialin me temë “Një model financiar për Shqipërinë: Përqasja me të dhënat në panel”.

Diskutimet e mëtejshme të zhvilluara mbi modelet e ndryshme makroekonomike, aplikimin dhe rëndësinë e tyre në procesin e vendimmarrjes në rastin e Shqipërisë, përbëjnë tregues të fortë të përmbushjes së qëllimit të këtij seminari, duke shërbyer si urë lidhëse komunikimi midis dy institucioneve.

Për herë të parë, Aktiviteti “Seminari i së Premtes” u zhvillua në vitin 2007. Ai ka formën e një takim midis ekspertëve të fushës së ekonomisë, ku diskutohen dhe prezantohen punët kërkimore të përgatitura jo vetëm nga punonjës të Bankës së Shqipërisë, por edhe nga eksponentë të botës akademike brenda edhe jashtë vendit.