BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 11 tetor 2006

Data e publikimit: 12.10.2006

 


Në mbledhjen e datës 11 tetor 2006, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi rregulloren: "Mbi procedurat e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore".

Kjo rregullore reflekton zhvillimet e fundit në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore.

Njëkohësisht, rregullorja e re synon të jetë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, të jetë e harmonizuar me të gjithë bazën rregullative të sistemit bankar dhe të Bankës së Shqipërisë, si dhe t'iu ofrojë një fleksibilitet më të madh të gjitha hallkave zbatuese të ndërhyrjes në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore.

Rregullorja "Mbi procedurat e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore"do të publikohet së shpejti në Buletinin Zyrtar dhe në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhe një shtesë në rregulloren "Për transparencën dhe konfidencialitetin në Bankën e Shqipërisë", si dhe shqyrtoi disa informacione që kanë të bëjnë me aktivitetin e brendshëm të Bankës së Shqipërisë.