BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 12 dhjetor 2007

Data e publikimit: 12.12.2007

 

Në mbledhjen e datës 12 dhjetor 2007, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi:

  • Kërkesën e "Cembra Beteiligungs GmbH", një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli në AM Stadtpark 9, 1030, Vienë - Austri, e zotëruar 100 për qind nga Raiffeisen International Beteiligungs GmbH, si aksionere me pjesëmarrje të tërthortë (jo të drejtpërdrejtë) prej 70 për qind tek Banka Raiffeisen, Shqipëri.

Banka Raiffeisen ka si aksioner të vetëm Raiffeisen International Bank-Holding AG dhe kjo strukturë nuk ndryshon. Por, mbështetur në nenin 25 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", Banka e Shqipërisë si autoritet mbikëqyrës miraton edhe ndryshimet e pjesëmarrjes influencuese, në përcaktimin e së cilës përfshihet pjesëmarrja direkte dhe indirekte në kapitalin e bankës.

Me miratimin e këtij ndryshimi të pjesëmarrjes influencuese do të ndryshojë vetëm struktura e aksionerëve me zotërim të tërthortë të të drejtës së pronësisë mbi aksionet e Raiffeisen Bank sh.a. Shqipëri. Ky ristrukturim i shërben qëllimit të vetëm, për të optimizuar administrimin e aksioneve të Raiffeisen International Bank-Holding, në vështrim të legjislacionit tregtar dhe tatimor të Austrisë.

  • Bashkimin me përthithje të Bankës Italo Shqiptare sh.a në Bankën Amerikane të Shqipërisë sh.a.

Bashkimi i Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe Bankës Italo Shqiptare do të realizohet me përthithjen e BISH-it (shoqëria që përthithet) nga BASH (shoqëria përthithëse). Emri i Bankës së re pas bashkimit do të jetë Banka Amerikane e Shqipërisë.

Praktika e bashkimit të dy bankave është një përvojë që aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe mbështetet në aplikimin e inovacioneve, të praktikave dhe standardeve perëndimore.

Banka Amerikane e Shqipërisë (pas bashkimit) do të jetë një kombinim i energjive dhe burimeve të dy lojtarëve në sistemin bankar të Shqipërisë me synimin e krijimit të një operatori, që do të ofrojë produkte të reja për klientelën dhe konkurrencë më me efikasitet në sektorin e financiar.

Me miratimin e këtij bashkimi, struktura e kapitalit aksioner të Bankës Amerikane të Shqipërisë do të zotërohet nga aksionerët në raportet e mëposhtme:

Aksionerët % e pjesëmarrjes në kapital
Intesa Sanpaolo SpA 78.49
Fondi Shqiptaro Amerikane i Ndërmarrjeve 12.22
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 7.78
Shoqëria Italiane për Ndërmarrjet e Huaja S.p.a 1.51
Totali 100.00

  • Në këtë mbledhje, Këshilli Mbikëqyrës miratoi edhe disa vendime, që kanë të bëjnë me aktivitetin e brendshëm të Bankës së Shqipërisë, Buxhetin dhe Planin e Investimeve të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008, si dhe Kalendarin e Mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008, si më poshtë vijon:

KALENDARI I MBLEDHJEVE
TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË PËR VITIN 2008

 

NR. PROBLEMET QË DO TË SHQYRTOHEN NGA KËSHILLI MBIKËQYRËS DATA E ZHVILLIMIT TË MBLEDHJES DATA E PUBLIKIMIT TË RENDIT TË DITËS

1

Miratimi i Programit të Punës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008.
Të tjera.

23 janar 2008

17 janar 2008

2

Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.

30 janar 2008

24 janar 2008

3

Raport për gjendjen financiare të sistemit bankar për tremujorin e katërt të vitit 2007.
Të tjera.

6 shkurt 2008

1 shkurt 2008

4

Deklarata e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2007.

27 shkurt 2008

2 1 shkurt 2008

5

Deklarata "Mbi stabilitetin e sistemit financiar në Shqipëri për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2007".
Të tjera.

12 mars 2008

6 mars 2008

6

Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2007.
Të tjera.

26 mars 2008

20 mars 2008

7

Mbi rezultatet e vrojtimit të bankave për kredinë dhe depozitat.
Të tjera.

16 prill 2008

10 prill 2008

8

Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.
Të tjera.

30 prill 2008

24 prill 2008

9

Raport për gjendjen financiare të sistemit bankar për tremujorin e parë të vitit 2008.
Të tjera.

14 maj 2008

8 maj 2008

10

Opinioni i Bankës së Shqipërisë "Mbi gjendjen e ekonomisë gjatë tremujorit të parë të vitit 2008".

28 maj 2008

22 maj 2008

11

Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes për vitin 2007.
Të tjera.

11 qershor 2008

5 qershor 2008

12

Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.
Të tjera.

25 qershor 2008

19 qershor 2008

13

Rishikimi i Programit Monetar për vitin 2008.
Të tjera.

16 korrik 2008

10 korrik 2008

14

Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.
Të tjera.

30 korrik 2008

24 korrik 2008

15

Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.
Të tjera.

27 gusht 2008

21 gusht 2008

16

Deklarata "Mbi stabilitetin e sistemit financiar në Shqipëri" për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008.
Raport për gjendjen financiare të sistemit bankar për tremujorin e dytë të vitit 2008.
Të tjera.

10 shtator 2008

4 shtator 2008

17

Deklarata e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008.

24 shtator 2008

18 shtator 2008

18

Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2009 -2011.
Të tjera.

15 tetor 2008

9 tetor 2008

19

Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.
Të tjera.

29 tetor 2008

23 tetor 2008

20

Raport për gjendjen financiare të sistemit bankar për tremujorin e tretë të vitit 2008.
Të tjera.

12 nëntor 2008

6 nëntor 2008

21

Opinioni i Bankës së Shqipërisë "Mbi gjendjen e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008".

26 nëntor 2008

20 nëntor 2008

22

Miratimi i Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2009.
Të tjera.

10 dhjetor 2008

4 dhjetor 2008

23

Dokumenti i Politikës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2009.
Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.

24 dhjetor 2008

18 dhjetor 2008