BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 13 shtator 2006

Data e publikimit: 14.09.2006

 

Në mbledhjen e tij të datës 13 shtator 2006, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim raportin e Departamentit të Mbikëqyrjes:

"Mbi zhvillimet kryesore në ecurinë e sistemit bankar"

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2006, aktivet e sistemit bankar u rritën me 22.1 miliardë lekë ose 4.2 për qind, nga 24.9 miliardë lekë ose 5 për qind në tremujorin e mëparshëm. Shkalla e ndërmjetësimit të sistemit bankar në ekonomi është rritur me tej, duke prezantuar nivelin më të lartë, gjatë viteve të fundit. Në këtë mënyrë raportet total aktivesh / produktit të brendshëm bruto dhe total kredie/produktit të brendshëm bruto, llogariten respektivisht në nivelet 60.4 për qind dhe 17.5 për qind.