BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e datës 13 qershor 2005

Data e publikimit: 14.06.2005

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 13 qershor 2005, pasi shqyrtoi kërkesën për transferimin e aksioneve të Bankës Dardania dhe propozimin përkatës të Departamentit të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, që argumentojë se përmbushen të gjitha kërkesat ligjore për këtë qëllim, vendosi :

  • Të japë miratimin për transferimin e pronësisë së 100 për qind të aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Dardania sh.a. nga Fonds der Republik von Kosova, Gjermani tek Francesco Mariano Mariano dhe Banca Popolare Pugliese (Banka Popullore Pulieze).

Sipas dokumentacionit të paraqitur në Bankën e Shqipërisë, asambleja e jashtëzakonshme e aksionerëve të Bankës Dardania ka miratuar ofertën e z. Francesco Mariano Mariano dhe të Bankës Popullore Pulieze për të blerë 100 përqind të aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Dardania.

Kërkesa, për aksionerët e rinj të bankës, shoqërohet me dokumentacionin përkatës në mbështetje të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë", si në rastin e një licencimi të ri.