BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 28 dhjetor 2004

Data e publikimit: 29.12.2004

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2004, pasi shqyrtoi propozimet e Departamentit të Politikës Monetare dhe propozimet e disa departamenteve të tjera të Bankës së Shqipërisë, vendosi të miratojë:

1. Raportin e Politikës Monetare për muajin nëntor të vitit 2004

Mbi zhvillimet kryesore të muajit:

  • Inflacioni vjetor shënoi 2.2 për qind në muajin nëntor duke qenë brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni mesatar vjetor ishte 3.0 për qind. Inflacioni mujor në muajin nëntor ishte 0.5 për qind
  • Kontributi kryesor në normën vjetore të inflacionit është dhënë nga grupi "qira, ujë dhe lëndë djegëse", ndërkohë që indeksi i grupit "ushqime dhe pije joalkolike" është shfaqur në rënie në krahasim me një vit më parë, duke ushtruar presion për uljen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve
  • Rritja e çmimit ndërkombëtar të naftës, e reflektuar në rritjen e inflacionit vjetor të grupit "transport" nuk ka ndikuar dukshëm në inflacionin e përgjithshëm, kryesisht si pasojë e mbiçmimit vjetor të lekut kundrejt dollarit amerikan dhe euros
  • Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar nivelin e normës bazë të interesit, në pritje të reagimit të bankave ndaj uljes së fundit të kryer në datën 11 nëntor. Ajo ka vazhduar të tërheqë likuiditetin e tepërt të sistemit me anë të ankandeve të repove
  • Norma vjetore e rritjes së ofertës monetare në muajin tetor rezultoi 9.7 për qind, duke shënuar një rënie të lehtë në krahasim me muajin e kaluar. Agregati M2 është rritur ngadalë si rezultat i kërkesës së ulët të qeverisë për para
  • Pozicioni valutor i sistemit bankar është përmirësuar gjatë muajit tetor. Gjatë këtij muaji është shënuar një rritje prej 20.1 milionë dollarësh në nivelin e mjeteve valutore neto
  • Deficiti buxhetor i krijuar gjatë muajit tetor është mbuluar pothuajse tërësisht nga financimi i brendshëm, i cili ka qenë rreth 1.9 miliardë lekë
  • Teprica e kredisë, në fund të muajit tetor të vitit 2004, arriti në 63.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje mujore prej 2.2 miliardë lekësh. Ekonomia shqiptare për periudhën dhjetor 2003 - tetor 2004 është kredituar me 12.4 miliardë lekë, duke përbërë rreth 76 për qind të nivelit të parashikuar në programin monetar për vitin 2004
  • Tendenca e lekut për nënçmim ndaj euros dhe mbiçmim ndaj dollarit është vërejtur edhe gjatë periudhës tetor - nëntor 2004. Gjatë periudhës tetor - nëntor 2004 leku është nënçmuar mesatarisht me 1.8 për qind kundrejt euros dhe është mbiçmuar mesatarisht me 4.1 për qind kundrejt dollarit

Raporti i plotë i politikës monetare për muajin nëntor do të publikohet në Buletinin Zyrtar dhe në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë.


2. Shtesën e disa veprimtarive të lejuara për Bankën "Raiffeisen"

Në mbështetje të nenit 26 të ligjit "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", Bankës "Raiffeisen" i shtohen dhe veprimtaritë e mëposhtëme :

  • këmbimin e valutave duke përfshirë kontratat e së ardhmes (future) për këmbime valutore
  • shërbime besimi (trust), përfshirë, pa kufizim, investimin dhe administrimin e fondeve të besuara ( fiduciare)
  • shërbime si administruese e portofolit të investimit ose të këshilltarit për investimet
  • shërbime për nënshkrimin dhe për shpërndarjen e letrave me vlerë të borxhit dhe të pronësisë, si dhe tregtimin e letrave me vlerë të pronësisë për llogari të saj ose të klientëve, sipas kufizimeve të parashikuara në nenin 33 të ligjit nr.8365, datë 02.07.1998 "Për bankat në Republiken e Shqipërisë"


3. Në këtë mbledhje Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, miratoi dhe "Dokumentin e Politikës Monetare dhe Programin Monetar për vitin 2005", "Buxhetin dhe Planin e Investimeve të Bankës së Shqipërisë për vitin 2005", si dhe "Kalendarin e zhvillimit të mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2005".

KALENDARI I MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË PËR VITIN 2005

Nr

PROBLEMET KRYESORE QË DO TË SHQYRTOHEN

DATAT E ZHVILLIMIT TË MBLEDHJES

DATAT E PUBLIKIMIT TË RENDIT DITËS

1

Deklarata e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2004

26 janar 2005

24 janar 2005

2

Mbi ecurinë e tregjeve valutore dhe mbi ecurinë e tregjeve financiare ndërkombëtare

9 shkurt 2005

7 shkurt 2005

3 Raporti i politikës monetare për muajin janar 2005

23 shkurt 2005

21 shkurt 2005

4 Mbi ekzaminimet e kryera në bankat e nivelit dytë gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2004

9 mars 2005

7 mars 2005

5 Miratimi i bilancit dhe Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2004

23 mars 2005

21 mars 2005

6 Analizë e sistemit bankar për tremujorin e katërt të vitit 2004

13 prill 2005

11 prill 2005

7 Opinioni i Bankës së Shqipërisë "Mbi gjendjen e ekonomisë gjatë tremujorit të parë të vitit 2005"

27 prill 2005

25 prill 2005

8 Mbi strukturën dhe gjendjen e monedhës në qarkullim në fillim dhe në fund të vitit 2005

11 maj 2005

9 maj 2005

9 Raporti i politikës monetare për muajin prill 2005 dhe riishikimi i Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2005

25 maj 2005

23 maj 2005

10 Raporti Vjetori i Mbikëqyrjes Bankare dhe mbi vlerësimin e rekomandimeve për pastrimin e parave nga bankat e nivelit të dytë

8 qershor 2005

6 qershor 2005

11 Raporti i politikës monetare për muajin maj 2005

22 qershor 2005

20 qershor 2005

12 Analizë e sistemit bankar për tremujorin e parë të vitit 2005

13 korrik 2005

11 korrik 2005

13 Deklarata e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2005

27 korrik 2005

25 korrik 2005

14 Raporti i politikës monetare për muajin korrik 2005

24 gusht 2005

22 gusht 2005

15 Analizë e sistemit bankar për tremujorin e dytë të vitit 2005

14 shtator 2005

12 shtator 2005

16 Raporti i politikës monetare për muajin gusht 2005

28 shtator 2005

26 shtator 2005

17 Raporti i ekzaminimeve të kryera nga Departamenti i Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2005 në bankat e nivelit dytë

12 tetor 2005

10 tetor 2005

18 Opinioni i Bankës së Shqipërisë "Mbi gjendjen e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2005"

26 tetor 2005

24 tetor 2005

19 Miratimi i Programit Monetar dhe i planit të buxhetit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2006

9 nëntor 2005

7 nëntor 2005

20 Raporti i politikës monetare për muajin tetor 2005

23 nëntor 2005

20 nëntor 2005

21 Analizë e sistemit bankar për tremujorin e tretë të vitit 2005

14 dhjetor 2005

12 dhjetor 2005

22 Raporti i politikës monetare për muajin nëntor 2005

28 dhjetor 2005

26 dhjetor 2005