BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së mbahet për herë të parë në Shqipëri

Data e publikimit: 16.02.2024

 

Në datën 16 shkurt 2024, në ambientet e Bankës së Shqipërisë u mikëprit Mbledhja e Konstituencës* të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB). Ky takim i organizuar nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, mbledh së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konsistituence dhe zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

 DSC5829 498

Takimit iu drejtua me një fjalë përshëndetëse Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama, ndërsa në nisje të punimeve mbajtën fjalë Ministri i Financave, z. Ervin Mete; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko; Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Federico Giammusso; dhe Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore z. Matteo Bugamelli.

 DSC6284 498

Në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat aktuale me të cilat po përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe përqasjet sa më eficiente dhe të koordinuara me qëllim zhvillimin e tyre. Gjithashtu përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve lidhur me sfidat globale si: luftërat dhe konfliktet, rritja e frekuencave të fatkeqësive natyrore, shtimi i varfërisë dhe pabarazisë, si dhe hapat që ata po ndërmarrin për t’i trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshme të ekonomive të vendeve.

 DSC6337 498

Çështje të tjera të trajtuara sipas programit u lidhën me hapësirat që krijohen nga zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve energjetike dhe minerare në mbështetje të progresit ekonomik.

 DSC6075 498

Në fjalën e tij, Ministri Mete u shpreh se edhe sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

 DSC5988 498

 DSC5995 498

 DSC5839 498

Z. Mete vuri në dukje se borxhi publik jo vetëm që zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet e rajonit që e kanë ulur borxhin publik me ritme më të shpejta.

 DSC6474 498

Ministri Mete theksoi se po punohet për finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së. Pjesë e reformave të Menaxhimit të Financave Publike është edhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, për të cilën është punuar së bashku me FMN-në për të përmirësuar administrimin fiskal dhe efektshmërinë e politikave tatimore.  

Guvernatori Sejko, në fjalën e tij, shprehu kënaqësinë e mikpritjes së këtij aktiviteti në vendin tonë dhe falënderoi pjesëmarrësit për bashkëpunimin e deritanishëm në fushat me interes të përbashkët.

 DSC6312 498

Në vijim, Guvernatori u shpreh se viti 2023 për Shqipërinë u mbyll me një rritje ekonomike rreth nivelit 3.5%, me një normë papunësie në minimumet e veta historike, si dhe me një borxh të huaj, borxh publik dhe tregues të kredive me probleme, poshtë niveleve që kishin përpara goditjeve. Në veçanti, inflacioni u përgjysmua gjatë vitit të shkuar, duke zbritur në nivelin 4%, ndërsa treguesit e shëndetit të sektorit bankar mbetën pozitivë.

 DSC5856 498

“Një surprizë e vitit 2023 ishte rritja e interesit të të huajve për vendin tonë. Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistruar – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente. Gjithashtu, viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion investimi.” - theksoi Guvernatori.

 DSC6533 498

 DSC5741498

Ndër të tjera, Guvernatori nënvizoi se banka qendrore duhet ta çojë deri në fund luftën kundër inflacionit. Trendi rënës i tij është lajm i mirë, por një inflacion në rënie nuk është një inflacion në objektiv. Prandaj, bankat qendrore duhet të vijojnë të fokusohen në marrjen e masave të nevojshme për kthimin e inflacionit në objektiv, si parakusht për rritjen e qëndrueshme të ekonomive dhe të mirëqenies së qytetarëve.

 DSC6057 498

Ministri Mete dhe Guvernatori Sejko zhvilluan gjithashtu takime dypalëshe me homologët e tyre pjesëmarrës në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së interesit për investime strategjike në Shqipëri.

 DSC5788 498

* Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën dhe San Marinon. Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës është z. Federico Giammusso.

 

 DSC6344 498

 DSC6498  498

 DSC6182 498

 

Republika e Shqipërisë është anëtare e Grupit të Bankës Botërore që prej vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor. Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës (EDS21) është z. Matteo Bugamelli.