BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të qëndrojë i hapur më datë 18 maj, nga ora 9:00 deri në 20:00

Data e publikimit: 18.05.2018

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, informojmë të interesuarit se Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të qëndrojë i hapur, pa pagesë, në datën 18 maj, nga ora 9:00 deri në 20:00.

Ftojmë publikun të na vizitojë për t’u njohur me koleksionin tonë numizmatik, si dhe për të mësuar më shumë mbi historinë e bankës dhe financave, vlerën dhe rolin e parasë. Gjithashtu, në katin e dytë të Muzeut tonë mund të sodisni ekspozitën e përkohshme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare”.

Kujdes! Hyrja në Muzeun e Bankës së Shqipërisë bëhet vetëm me dokument identifikimi.

Ju mirëpresim!