BANKA E SHQIPËRISË

Njoftim

Data e publikimit: 21.11.2018

 

Sot në datë 21 nëntor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Zëvendësguvernatorja e Dytë, zj. Natasha Ahmetaj dhe z. Tonin Kola, zhvilluan një takim informues, ku u njohën me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë takim, u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe u mor informacion mbi: (i) administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë; (ii) zbatimin e politikës monetare; (iii) mbarëvajtjen e sistemit bankar dhe financiar; dhe (iv) gjendjen e tregjeve të parasë dhe valutore.

Gjatë takimit nuk u morën vendime, dhe çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjet e muajit nëntor do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme, atëherë kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve përkatëse.

 

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu