BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Autoritetet Mbikëqyrëse Evropiane paralajmërojnë konsumatorët për blerjen e monedhave virtuale

Data e publikimit: 23.02.2018

 

Autoritet Mbikëqyrëse Evropiane  për titujt, bankingun, sigurimet dhe fondet  e pensionit kanë publikuar një paralajmërim për vendet e Bashkimit Evropian lidhur me rreziqet e blerjes së monedhave virtuale. Autoritetet paralajmërojnë konsumatorët se monedhat virtuale janë produkte me rrezik të lartë dhe kuadër të parregulluar dhe janë të papërshtatshme për investime, kursime apo plane pensioni.