BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim për mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Data e publikimit: 19.05.2011

 

Ditën e mërkurë, datë 25. 05. 2011, ora 10.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me këtë rend dite:

  • Raporti i Politikës Monetare për muajin prill të vitit  2011.
     
  • Analiza tremujore e zhvillimeve në sektorin bankar dhe mbi vrojtimin “Analiza e aktivitetit të sistemit bankar”.
     
  • Projekti “Për rishikimin e rregullores ”Mbi organizimin dhe funksionimin e Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë”.
     
  • Projekti “Për rishikimin e rregullores "Për eksport-importin e kartmonedhave dhe e monedhave  metalike  shqiptare”. 
     
  • Projekti “Për disa ndryshime në aktet e shtypjes së monedhave nunizmatike”.
     
  • Informacioni “ Për pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për muajin prill të vitit  2011”.