BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Njoftim për mediat: Nesër, konferencë për shtyp e Guvernatorit Sejko mbi vendimmarrjen e politikës monetare

Data e publikimit: 06.02.2018

 

Nesër, datë 07.02.2018 do të zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë mbi vendimmarrjen e politikës monetare, sipas kalendarit të publikuar në faqen tonë të internetit.

Pas kësaj mbledhjeje, në orën 16:00, në ambientet e Bankës se Shqipërisë, do të zhvillohet konferenca për shtyp e Guvernatorit Sejko mbi këtë vendimmarrje.

Banka e Shqipërisë fton median e shkruar dhe atë vizive të pasqyrojë konferencën për shtyp.