BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftimi për shtyp i BQE: Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë kanë dakordësuar për një linjë të marrëveshjeve të riblerjes (Repo) për të siguruar likuiditet në euro

Data e publikimit: 17.07.2020

 

Njoftimi për shtyp i Bankës Qendrore Evropiane

 

  • BQE dhe Banka e Shqipërisë krijojnë një linjë të marrëveshjeve të riblerjes (Repo);
  • Linja për marrëveshjet e riblerjes (Repo) do të mbetet në fuqi deri në qershor 2021, por me mundësi rishtyrje;  
  • Madhësia e linjës së marrëveshjeve të riblerjes (Repo) është përcaktuar në shumën e 400 milionë eurove.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord të krijojnë një linjë për marrëveshjet e riblerjes (Repo) për të siguruar likuiditet në euro për institucionet financiare shqiptare, për të trajtuar nevojat e mundshme për likuiditet në euro në rast të mosfunksionimit të tregut për shkak të goditjes së shkaktuar nga COVID-19.

Sipas linjës për marrëveshjet e riblerjes (Repo), BQE-ja i ofron likuiditet në euro një banke qendrore të një vendi joanëtar të Eurozonës në këmbim të një kolaterali të përshtatshëm në monedhën euro.

Sipas linjës për marrëveshjet e riblerjes (Repo), Banka e Shqipërisë do të ketë mundësi të marrë hua nga BQE-ja deri në 400 milionë euro. Maturimi maksimal i çdo tërheqjeje do të jetë tri muaj. Linja e marrëveshjeve të riblerjes (Repo) do të jetë në fuqi deri në fund të muajit qershor 2021, për aq kohë sa nuk do të vendoset një zgjatje e afatit.

Për pyetje, lutemi kontaktoni: Eva Taylor, tel.: +49 69 1344 7162.

 

Shënim

  • Më shumë informacion e gjeni në www.bankofalbania.org 

European Central Bank

Directorate General Communications, Global Media Relations Division Sonnemannstrasse 20, 60314 Frankfurt am Main, Germany

Tel.: +49 69 1344 7455, e-mail: media@ecb.europa.eu, wwwbsite: www.ecb.europa.eu

Lejohet  riprodhimi, por me kusht që të përmendet burimi i këtij informacioni.