BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Organizohet Workshop-i XVII i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, 4-5 dhjetor 2023

Data e publikimit: 01.12.2023

 

Banka e Shqipërisë, ditën e hënë dhe të martë, datë 4-5 dhjetor 2023, do të nisë punimet Workshop-i XVII i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore.

Workshop-i i XVII i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, i organizuar nga Banka e Shqipërisë prej vjetësh synon të ofrojë një forum për diskutimin e punëve kërkimore më të fundit mbi çështje ekonomike dhe financiare, të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve, bankierëve qendrorë, komunitetit akademik, studiuesve dhe politikëbërësve në rajon dhe më gjerë.

Workshop-i do të organizohet në mënyrë hibride, me pjesëmarrje fizike dhe virtuale. Personat që preferojnë ta ndjekin online mund ta aksesojnë atë në platformën Zoom në linkun e mëposhtëm:

https://us06web.zoom.us/j/86279620104

Meeting ID: 862 7962 0104

Passcode: 401122