BANKA E SHQIPËRISË

FTESË PËR MEDIAT
Për pjesëmarrje në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e mbikëqyrjes bankare midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi

Data e publikimit: 26.04.2005

 

Ditën e mërkurë, datë 27 prill 2005, në orën 16.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e mbikëqyrjes bankare midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Banka e Shqipërisë fton gjithë shtypin e shkruar dhe atë elektronik që të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi.

Duke përfituar nga rasti, Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun ju falenderon për vëmendjen tuaj.