BANKA E SHQIPËRISË

Sherri politik ngadalëson afrimin drejt Bashkimit Evropian
Raport Special i Financial Times per Shqiperine/2004 - 18 Maj 2004, nga Leyla Boulton

Data e publikimit: 24.05.2004

 

Pjesa e intervistes me Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani.

Me synimin per sukses te reformave strukturore te programuara per ta bere ekonomine me eficente, Banka e Kursimeve me pronesi shteterore dhe me e madhja ne Shqiperi, iu shit ne dhjetor te vitit te kaluar Bankes Austriake Raiffeisen per 126 milione dollare.

Shkelqim Cani, Guvernator i Bankes Qendrore, e shikon ardhjen e Raiffeisen-it si fuqizim i konkurrences ne sektorin bankar, te dominuar tashme nga bankat e huaja dhe per te prezantuar sherbimet baze bankare si ATM dhe karta krediti, te munguara deri me tani. Banka e Kursimeve, e cila mban rreth 60 % te te gjitha depozitave te shqiptareve, ka patur para ristrukturimit nje mal me kredi te pakthyera.

Nje shembull i suksesshem i privatizimit mund te pershpejtoje progresin ne rindertimin e reputacionit te ulur nga kriza e piramidave si nje destinacion per investimet e huaja "Shqiperia nuk eshte nje treg me permasa te vogla, por nje qender rajonale - tha Z Nano".

Me nje inflacion te ulur ne norma 3.3 % dhe nje rritje te parashikuar rreth 6 %, paraqitja makroekonomike duket inkurajuese. Bumi ne ndertim dhe sherbime eshte mbeshtetur fuqishem nga te ardhurat nga emigrantet te cilat vleresohen ne reth 700 milione $ ne vit dhe nga nje ekonomi informale e cila llogaritet te jete me shume se gjysma e GDP-se. "Kemi frike se ne nje te ardhme te afert, remitancat do te ulen kjo do te thote se duhet te mendojme rreth asaj se si te rrisim eksportet ose te zevendesojme uljen e importeve », thote z.Cani.

Ne fushaten per te ulur ekonomine informale, Banka Qendrore dhe Ministria e Financave shpresojne qe ne fund te viti tjeter te kanalizojne te gjitha pagesat zyrtare nepermjet sistemit bankar. Ligji gjithashtu thote se pagesat me teper se 5000 $ duhet te behen nepermjet sistemit bankar- nje rregull i veshtire per nje ekonomi ku pjesa me e madhe e transaksioneve jane ne cash.