BANKA E SHQIPËRISË

FTESË PËR MEDIAT
Seria e leksioneve të Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 21.03.2006

 

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Zyrën e GTZ-së (Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Teknik) në Tiranë, do të organizojë një seri leksionesh, të cilat kanë për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e financave nëpërmjet trajtimit të tematikave të ndryshme nga sistemi bankar, politika monetare dhe çështjet e ekonomive në tranzicion.

Leksioni i parë i kësaj serie do të trajtojë çështjen e kursit të këmbimit, ku lektorë do të jenë profesorë të huaj të njohur në fushën e shkencave ekonomike si dhe ekspertë të ndryshëm të Bankës së Shqipërisë.

Fjala e hapjes së këtij leksioni do të mbahet nga z. Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Leksioni do të zhvillohet në hollin kryesor të Bankës së Shqipërisë më datë 23 mars 2006, ora 10.00.

Banka e Shqipërisë fton të gjitha organet e shtypit të shkruar dhe atij elektronik të marrin pjesë në hapjen e kësaj serie leksionesh.