BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Stafi i FMN bie dakort me Autoritetet Shqiptare për parametrat kryesorë të buxhetit të 2007

Data e publikimit: 14.09.2006

 

Një mision i FMN-së po viziton Tiranën në 11-14 Shtator 2006 për të diskutuar me autoritetet buxhetin e vitit 2007. Ka një marrëveshje në parim për parametrat kryesorë të buxhetit të vitit të ardhshëm dhe për parashikimet bazë makroekonomike dhe të politikave fiskale. Parashikimet e të ardhurave do të mbështeten në rezultatet e pritshme të 2006, ndërsa të ardhurat shtesë të papërfshira në buxhet mund të shpërndahen nëpërmjet një buxheti suplementar. Fushat prioritare për shpenzime do të mbeten shëndetësia, arsimi dhe investimet në infrastrukturë, si dhe në buxhet do të përfshihen shpenzime kontingjente të përshtatshme për të ruajtuar zbatimin e tij.

Një misioni i FMN-së i kryesuar nga Z. István P. Székely, shefi i misionit i FMN-së për Shqipërinë është duke vizituar Tiranën në 11-14 Shtator 2006 për të diskutuar me autoritetet parametrat kryesorë të buxhetit të 2007. Misioni është takuar me Kryeministrin, Ministrin e Financave, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, parlamentarë dhe këshilltarë të kryeministrit si dhe me të tjerë zyrtarë kryesorë të qeverisë, po ashtu dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe të medias. Misioni do të takohet gjithashtu dhe me Ministrin e Arsimit dhe kryetarin e opozitës.

Misioni dhe qeveria kanë arritur një marrëveshje në parim për parametrat kryesorë të buxhetit të 2007, përfshirë këtu huamarrjen e brendshme, defiçitin e përgjithshëm dhe parashikimin e të ardhurave, shpenzimet për sektorët prioritarë si dhe parashikimet bazë makroekonomike dhe të politikave fiskale.

Parashikimet e të ardhurave për 2007 do të mbështeten në rezultatet e pritshme të 2006 dhe nuk do të përfshijnë përmirësimet e ardhshme në administrimin e të ardhurave. Si në 2006, çdo e ardhur shtesë nga përmirësimi në administrim dhe të ardhurat nga çdo privatizim strategjik që mund të materializohet në 2007, mund të përfshihen në një buxhet suplementar. Në gjysmën e dytë të 2007 bazuar mbi të ardhurat shtesë që mund të mblidhen, mund të ndërmerren inisiativa për reduktimin e taksave me hapa të matur, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e përmirësimeve në të ardhura e arritur deri tani.

Fushat prioritare të shpenzimeve do të mbeten shëndetësia, arsimi dhe investimet në infrastrukturë. Në buxhetin e 2007 do të parashikohen fonde të mjaftueshme për mirëmbajtjen e investimeve në mënyrë që të ruhen investimet e kryera deri tani. Kontigjencat e buxhetit do të jenë në të njëjtën madhësi si këtë vit. Këto shpenzime kontigjente do të përfshijnë rritjen e rrogave për shëndetësinë dhe arsimin dhe rritjen e pensioneve, dhe do të jenë të lira në bazë tremujore në përputhje me realizimin e të ardhurave. Për të mbrojtur më tej zbatimin e buxhetit do të forcohet menaxhimi i parasë dhe do të përdoret një sistem shpërblim-ndëshkimi për shpërndarjen e investimeve bazuar mbi performancën e investimeve.

Një mision rishikimi i FMN-së do të vizitojë Tiranën në 25 Tetor-6 Nëntor 2006 dhe pritet që rishikimi i dytë i programit aktual të kombinuar PRGF/EFF do t'i paraqitet Bordit Ekzekutiv të FMN-së në Janar të 2007.

Të mërkurën në 13 Shtator në orën 15.00, në Ministrinë e Financave do të mbahet një konferencë e përbashkët për
shtyp me Ministrin e Financave Z. Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Z. Ardian Fullani për të diskutuar ecurinë e misionit.

István P. Székely K. Ann-Margret Westin
Shef Misioni Përfaqësuese e Përhershme