BANKA E SHQIPËRISË

Thirrje për aplikime: Workshop-i XII i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, Tiranë, 6-7 dhjetor 2018

Data e publikimit: 10.08.2018

 

Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 dhjetor 2018, në Tiranë.

Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura me bankën qendrore.

Ftojmë autorët e interesuar të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një abstrakt të zgjeruar ose studimin e plotë, si dhe një jetëshkrim të shkurtër brenda datës 30 shtator 2018 në adresën: [email protected]. Punimet përfundimtare të pranuara dhe prezantimet përkatëse në PowerPoint duhet të dorëzohen brenda datës 15 nëntor 2018 në të njëjtën adresë.

Për detaje të mëtejshme: “Thirrja për aplikime në Workshop-in XII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore”.