BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Nr. 96, datë 14.12.2005 Për lirimin e zotit Limos Malaj nga detyra e Zëvendësguvernatorit të Dytë

Data e publikimit: 16.12.2005

 

V E N D I M I KESHILLIT MBIKEQYRES TE BANKES SE SHQIPERISE
Nr. 96, datë 14.12.2005

 

"Për lirimin e zotit Limos Malaj nga detyra e Zëvendësguvernatorit të Dytë
të Bankës së Shqipërisë"


Në mbështetje të nenit 44, pika 2 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë" dhe bazuar në kërkesën e zotit Limos Malaj, për lirimin e tij nga detyra e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,


V E N D O S I :

1. Të miratojë lirimin e zotit Limos Malaj nga detyra e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.

2. Ngarkohet Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit me publikimin e këtij vendimi.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


SEKRETARI KRYETARI
Ylli Memisha Ardian Fullani