BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Vendimet e Politikës Monetare

Data e publikimit: 06.04.2016

 

Sot, më 6 prill 2016, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, nga niveli 1.75% në nivelin 1.50%.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës vendosi që norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 0.25%, dhe norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 2.75%.