BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare
Data e publikimit: 02.11.2022
Më 2 nëntor 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
- të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 2.75% nga 2.25%
- të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.75% nga 1.25%
- të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 3.75% nga 3.25%.