BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2022

Data e publikimit: 07.12.2022

 

Në mbledhjen e tij të datës 7 dhjetor 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Disa ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”

Këto ndryshime qartësojnë më mirë kufizimin e të drejtës së institucionit financiar të mikrokredisë, për të ushtruar veprimtari të tjera, të ndryshme nga kredidhënia dhe shërbimet këshilluese për veprimtarinë e kredidhënies.

  • Disa ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”

Këto ndryshime synojnë zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të Moneyval, gjatë procesit të Raundit V të Vlerësimit për Shqipërinë, lidhur me plotësimin e kërkesave për pastërtinë e figurës së anëtarëve themelues të Shoqërive të Kursim – Kreditit, si dhe për pagesat dhe/ose shtimin e kapitalit.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.