BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vizitë zyrtare e ish-Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Zvicrës

Data e publikimit: 14.09.2010

 

Në datën 13 shtator 2010, me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës Kombëtare të Zvicrës, z. Jean-Pierre Roth zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj vizite z. Roth mbajti një leksion me temë “”Zvicra: Shteti i vogël, ishull i parasë”. Leksioni u zhvillua në hollin e Bankës së Shqipërisë, ku merrnin pjesë përfaqësues të saj e drejtues të bankave tregtare.

leksion roth 1 3462 0

Ndër të tjera, z. Roth paraqiti dhe një  panoramë  të ecurisë së ekonomisë zvicerane. Edhe pse gjeografikisht ndodhet thuajse në qendër të Evropës,  Zvicra ka ruajtur monedhën e saj dhe pavarësinë e normave të interesit. Qëndrueshmëria dhe siguria e mjedisit ekonomik të vendit, ka mundësuar  lulëzimin e sektorit bankar.

Duke falënderuar z. Roth për prezantimin e shkëlqyer, Guvernatori Fullani vlerësoi ekonominë zvicerane të jashtëzakonshme, e cila ndërvite ka arritur të ndërtojë një stabilitet të admirueshëm. Pavarësisht se mund të duket e largët, eksperienca zviceriane është një model i suksesshëm i cili duhet ndjekur nga ekonomitë e vogla që aspirojnë të jene të orientuara drejt eksporteve.

Banka Kombëtare Zvicerane shërben si banka qendrore e vendit dhe  është themeluar në vitin 1907. 
 
Z. Jean-Pierre Roth e filloi punën në Bankën Kombëtare të Zvicrës  nëvitin 1979 dhe për një periudhë 15 vjeçare   punoi në sektorë të ndryshëm të degëve të saj,  në Bernë dhe Zyrih. Nga 1 Janari 2001, ai u emërua kryetar i Bordit drejtues dhe drejtues i Departamentit kryesor të Bankës Kombëtare të Zvicrës (përkatësisht përfshinte: Divizionin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Divizionin Ekonomik, Ligjor dhe Administrativ) në Zyrih. Gjithashtu, z. Roth ka qenë Guvernator i Bankës Kombëtare të Zvicrës pranë FMN-së dhe në 1 mars të vitit 2006, u morri mandatin 3 vjeçar si kryetar i Bordit Drejtues së Bankës për Rregullime Ndërkombëtare në Bazel.