101 terma nga bankingu qendror

 

[ A ]  [ B ]  [ C ]  [ Ç ]  [ D ]  [ E ]  [ F ]  [ G ]  [ Gj ]  [ I ]  [ K ]  [ L ]  [ Ll ]  [ M ]  [ N ]  [ O ]  [ P ]  [ R ]  [ Rr ]  [ S ]  [ Sh ]  [ T ]  [ Y ]   


Jo rrallë herë dëgjojmë të flitet për "paranë", për "monedhën" dhe për "emisionin e monedhës" apo për "çmimet" dhe për "inflacionin" e të tjerë terma si këta, por jo gjithmonë jemi të qartë për mekanizmin që vepron brenda një banke qendrore dhe një ekonomie në tërësi dhe që i jep kuptimin praktik këtyre termave.

Për këtë arsye ju vjen në ndihmë fjalorthi prej rreth 100 fjalësh dhe shprehjesh, i cili përpiqet të shpjegojë disa nga termat e rëndësishëm duke vendosur lidhjet që ata kanë me funksionet e një banke qendrore. Në pjesën më të madhe të termave është sjellë si shembull Banka e Shqipërisë.

Për më shumë shfleto broshurën:

.101-terma-nga-bankingu-qendror.

ACH (QENDRA E
KRYQËZIMIT
AUTOMATIK
TË PAGESAVE).

ACH janë tre gërmat e para të emërtimit në gjuhën angleze të qendrës automatike të kryqëzimit të pagesave Automatic Clearing House. Në vetvete kjo qendër është një sistem elektronik i transferimit të fondeve nëpërmjet të cilit institucionet financiare kanë mundësi, që në mënyrë elektronike të kryqëzojnë hyrjet debitore dhe kreditore të llogarive bankare duke i netuar ato në përfundim. 

ADMINISTRATORËT
E BANKËS SË SHQIPËRISË.     
  
        

Administratorët e Bankës së Shqipërisë janë: Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, 2 zëvendësguvernatorët dhe Inspektori i Përgjithshëm. Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë emërohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një afat pesëvjeçar. Ai drejton Departamentin e Kontrollit në Bankën e Shqipërisë, i cili ka për detyrë të kryejë kontrollin e brendshëm të të gjithë aktivitetit të Bankës së Shqipërisë. (shihni gjithashtu dhe Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës.)

AGREGATËT
MONETARË
M1, M2, M3.

Sasia totale e instrumenteve të pagesës në një monedhë të dhënë mund të përcaktohet në mënyra të ndryshme. Bazuar në shpejtësinë me të cilën format e ndryshme të parasë mund të përdoren për pagesa, ato mund të klasifikohen si agregati monetar M1, agregati monetar M2, agregati monetar M3. Agregati M1 përfshin paranë që përdoret në çdo kohë si mjet pagese - si: paratë në qarkullim dhe ato të depozituara nëpër banka në formën e llogarive korente. Agregati M2 është i përbërë nga agregati M1 dhe depozitat me afat dhe të kursimit në lekë - depozitat e kursimit mund të konvertohen në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë në para në dorë. Agregati M3 formohet nga M2 dhe depozitat në valutë.

ARI

Dikur ari dhe metalet e tjera të çmuara janë përdorur si mjete pagese, kryesisht në formë monedhe. Me kalimin e kohës, për vetë faktin që është mall i rrallë, ari shërbeu si pikë referimi për monedhat e tjera dhe si mjet për të vendosur besimi  tek monedha letër apo kartëmonedhat. Për shumë kohë, bankat qendrore ishin të detyruara të këmbenin, sipas kërkesës, kartëmonedhat e tyre me ar. Sot kjo mënyrë nuk praktikohet. Megjithatë, një numër vendesh, si për shembull, Zvicra vazhdojnë të mbajnë në ar një pjesë të rezervave të tyre valutore si një masë kujdesi kundrejt krizave të mundshme financiare.

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu