Video Edukative

Mësoni më shumë mbi disa nga konceptet kryesore ekonomike përmes videove edukative.

RRITJA EKONOMIKE

Filmi shpjegon koncepte si, vlera e shtuar (e bizneseve dhe qeverisë), PBB-ja, si dhe rritja reale dhe nominale. Gjithashtu, ai trajton shpërblimin e palëve të interesuara në këtë vlerë të shtuar (pagat, interesat, dividentët, taksat) dhe shpenzimet nga të ardhurat e këtyre aktorëve (konsumi, investimet private dhe publike).

Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.

FLUKSI QARKULLUES

Filmi shpjegon se si kryhen transaksionet ekonomike si: shpenzimet, prodhimi dhe të ardhurat, të cilat përbëjnë edhe tre fazat e funksionimit të fluksit qarkullues.

Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.

TREGU I PUNËS

Filmi bën fjalë për tregun e punës, duke shtjelluar koncepte si, fuqia punëtore, niveli i papunësisë dhe i punësimit, pagat, sigurimet shoqërore, konkurrencën dhe varfërinë.

Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.

KRIZA

Filmi tregon shkurtimisht se si përhapet në mbarë ekonominë një krizë financiare, e cila, në parim, ka të bëjë vetëm me bankat dhe sektorin financiar. Gjithashtu, ai shpjegon rolin që luajnë rregullatorët në parandalimin apo zgjidhjen e një krize.

Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.

KONKURRENCA

Filmi prezanton konceptet e konkurrencës së pastër, monopolit dhe oligopolit, si dhe katër kushtet që duhet të përmbushen për të arritur një konkurrencë të pastër. Strukturat e ndryshme të tregut kanë pasoja të ndryshme për konsumatorët (veçanërisht përsa i përket çmimit, cilësisë dhe inovacionit).

Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu