Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Bankës së Shqipërisë qëndroi i hapur në datën 18 maj 2018, nga ora 9:00 deri në 20:00.

Vizitorë të shumtë u njohën me koleksionin numizmatik, si dhe mësuan më shumë mbi historinë e bankës dhe financave, vlerën dhe rolin e parasë. Gjithashtu, në katin e dytë të Muzeut, vizitorët u njohën me ekspozitën e përkohshme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare”. Për më shumë, shikoni fotot: