BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 1 nëntor 2023

Data e publikimit: 01.11.2023

 

Në mbledhjen e datës 1 nëntor 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 3.25%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të rriten përkatësisht në nivelet 2.25% dhe 4.25%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi:

  • Disa ndryshime në rregulloren “Mbi raportimet në Bankën e Shqipërisë sipas sistemit raportues të unifikuar”.

 DSC5662 498

Këto ndryshime synojnë rishikimin e kërkesave raportuese për disa lloje subjektesh (institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike, subjektet financiare jobanka, bankat, etj.), me qëllim mbledhjen e një informacioni më të detajuar mbi veprimtarinë e tyre, përshtatjen me normat apo kërkesat e rishikuara mbikëqyrëse, ose për automatizimin e të dhënave të mbledhura edhe më parë nga subjektet, në sistemin elektronik raportues ERRS.

 DSC5650 498

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.