BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 8 maj 2024

Data e publikimit: 08.05.2024

 

Në mbledhjen e datës 8 maj 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25%, si dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 2.25% dhe 4.25%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi:

  • disa ndryshime në rregulloren “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”.

 DSC0194 498x332

Këto ndryshime vijnë si rrjedhojë e miratimit të ligjit 100/2023 ''Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike'', ku parashikohet detyrimi i Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar me akt nënligjor, kërkesat për krahasueshmërinë dhe transparencën për tarifat e lidhura me llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për shërbimin e transferimit të llogarisë së pagesave me shërbime bazike, si dhe për përcaktimin e metodologjisë së përllogaritjes së tarifës së arsyeshme për shërbimet e ofruara në llogarinë e pagesave me shërbime bazike.

 DSC0215 498x332

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë. 

 DSC0222 498x332