BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PÊR SHTYP
Ekspozitë e lëvizshme e Bankës së Shqipërisë në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë

Data e publikimit: 25.07.2012

 

Në kuadër të këtij viti jubilar dhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ndërministror të 100-vjetorit të Pavarësisë, Banka e Shqipërisë organizon ekspozitën e lëvizshme me temë: “100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare”.

Ekspozita u çel për herë të parë në datën 19 korrik 2012, në ambientet e qendrës së Bankës së Shqipërisë në qytetin e Beratit dhe në datën 26 korrik 2012 do të jetë e hapur për publikun gjirokastrit pranë degës së Bankës së Shqipërisë në qytetin e Gjirokastrës. Në këtë ekspozitë, publiku i gjerë do të mund të shikojë nga afër monedha dhe kartëmonedha të emetuara në vendin tonë, në këta 100 vjet.

 

.ekspozita ne berat 2.    .ekspozita ne berat1.    .ekspozita ne berat1.

Foto nga ekspozita në Berat.

Çelja e ekspozitës do të vijojë në muajt e ardhshëm dhe në qytete të tjera të vendit.

Ekspozita trajton historinë e monedhës dhe kartëmonedhës kombëtare, e cila pasqyron njëkohësisht edhe zhvillimin e bankës qendrore në Shqipëri, nga përpjekjet e para për krijimin e saj deri në ditët e sotme. Nëpërmjet organizimit të kësaj ekspozite, Banka e Shqipërisë synon të shpalosë vlerat numizmatike, historike dhe kulturore të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare të prodhuar ndër vite.

Përveç monedhave dhe kartëmonedhave, vizitorët do të kenë mundësi të njihen dhe me materiale të ndryshme edukative të Bankës së Shqipërisë, si broshura, fletë pune, etj.

 

.ekspozita gjirokaster (2).

  

.ekspozita gjirokaster (3).

  

.ekspozita gjirokaster.

Foto nga ekspozita në Gjirokastër.

Me këtë rast, ftojmë publikun të vizitojë ekspozitën “100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare” në datën 26 korrik, ora 10.00 - 20.00, pranë degës së Bankës së Shqipërisë në Gjirokastër.