BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Leksion i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në Universitetin POLIS

Data e publikimit: 30.01.2010

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Ardian Fullani, në datën 13 janar 2010, mbajti një leksion në Universitetin ‘POLIS’.

Në leksionin e tij, përpara studentëve Guvernatori u ndal ne projektin e kompleksit te ri të Bankës së Shqipërisë në Tiranë. Ky projekt është perceptuar si një ndërthurje e arkitekturës së ndërtesës ekzistuese dhe arkitekturës moderne të ndërtesës se re. Ky kompleks përveç veçorive arkitekturore ka në vetvete edhe një zgjidhje shumë funksionale.

Gjatë leksionit të tij Guvernatori bëri një përshkrim të përgjithshëm të zhvillimeve kryesore në ekonominë shqiptare, si dhe rolin që ka dhënë Banka e Shqipërisë për sigurimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndoshë të stabilitetit makroekonomik dhe atij financiar.

Kriza globale e pasurive të paluajtshme, efektet e saj dhe roli i Bankës së Shqipërisë, ishte një tjetër tematikë që përmbante leksioni i Guvernatorit.

Në përfundim, z. Fullani përcolli idenë se sistemi bankar shqiptar paraqitet i shëndetshëm dhe i aftë të kryejë misionin e tij.

Në këtë leksion morën pjesë mbi 120 studentë si dhe staf pedagogjik i këtij Universiteti.