BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi leksionin e mbajtur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në Universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë": "Ekonomia shqiptare përballë sfidave të kohës", 27 mars 2009

Data e publikimit: 30.03.2009

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, mbajti në datë 27.03.09 një leksion me temë “Ekonomia shqiptare përballë sfidave të kohës” në ambientet e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës. Ky leksion u zhvillua në kuadër të konferencës me titull “Kriza financiare globale dhe zhvillimet e ardhshme”, e organizuar nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Bolonjës.

Të pranishëm në leksion ishin Ambasadori Italian, Sh.T.Z. Saba D`Elia, pedagogë, përfaqësues të mediave të ndryshme, studentë si dhe drejtues e specialistë të Bankës së Shqipërisë.

27

Në leksionin e tij, Guvernatori bëri një përshkrim të përgjithshëm të zhvillimeve kryesore në ekonominë shqiptare, duke vënë theksin në kontributin që ka dhënë Banka e Shqipërisë për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndoshë të stabilitetit makroekonomik dhe atij financiar.

Guvernatori Fullani, njohu të pranishmit me masat që ka marrë Banka e Shqipërisë si dhe me optikën që ajo ka në lidhje me zhvillimet në të ardhmen e afërt dhe atë më të largët.

Në përfundim, z. Fullani përcolli idenë se sistemi bankar shqiptar paraqitet i shëndetshëm dhe i aftë të kryejë misionin e tij.

Për hollësi të mëtejshme të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë leksionin të plotë në adresën www.bankofalbania.org.