BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave

Data e publikimit: 29.04.2013

 

Në datën 22 prill 2013, në Uashington, SHBA, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, dhe Kryetari i Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave, z. Martin J. Gruenberg, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.
Nëpërmjet këtij memorandumi, dy institucionet synojnë të rrisin bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe financave. Më konkretisht, angazhimet dypalëshe të parashikuara në memorandum përfshijnë shkëmbimin e informacionit të nevojshëm lidhur me shërbimet bankare, sigurimin e depozitave dhe hapat që duhen të ndiqen për të siguruar stabilitetin financiar të vendit. 

Gjatë nënshkrimit të memorandumit, Guvernatori Fullani njohu z. Gruenberg me situatën më të fundit ekonomike në vend, si dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit financiar.

Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) është një agjenci e pavarur, e krijuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të garantuar sigurimin e depozitave të publikut.