BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani në Samitin Rajonal të Guvernatorëve dhe Bankierëve

Data e publikimit: 24.06.2009

 

Në datat 19-20 qershor 2009, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani mori pjesë në Samitin Rajonal të Guvernatorëve dhe Bankierëve me temë “Masat kundër krizës globale në sektorin financiar”, organizuar nga Ekonomist Media Group, në Mal të Zi. Në këtë samit merrnin pjesë guvernatorët e bankave qendrore të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë si dhe shumë drejtues të lartë të bankave, grupeve bankare dhe institucioneve financiare kryesore që operojnë në rajonin tonë.

Fokusi i këtij samiti ishte rritja e bashkëpunimit midis institucioneve financiare në rajon dhe shkëmbimi i eksperiencës në parandalimin dhe zbutjen e efekteve të krizës aktuale globale, me qëllim rigjallërimin e sistemit bankar dhe ekonomive të vendeve të rajonit.

Për të gjithë të interesuarit, fjala e plotë e z. Fullani mbajtur në këtë samit mund të gjendet në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë http://www.bankofalbania.org/.