BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z.Shkëlqim CANI në takimin e Pranverës të FMN-së dhe BB-së

Data e publikimit: 20.04.2004

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Shkëlqim Cani, do të marrë pjesë në Takimin e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që do të mbahet në Washington D.C më 24-25 Prill 2004.

Gjatë vizitës në New York dhe Washington, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Shkëlqim Cani, pritet të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të FMN-së, Bankës Botërore, FSVC-së, Guvernatorë të bankave të tjera qendrore etj.

Temat kryesore të këtyre takimeve pritet të jenë zhvillimet më të spikatura në ekonominë shqiptare, sistemin bankar, inflacion dhe politikën monetare dhe sfidat e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2004 dhe periudhës afatmesme.

Pas vizitës në SHBA, Guvernatori është parashikuar të zhvillojë në Tiranë takimin përmbyllës me Misionin e FMN-së që po viziton Shqipërinë.