BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Mesazh ngushëllimi drejtuar Guvernatorit të Bankës së Belgjikës, Z. Jan Smets dhe Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri (jorezidente), Sh.S.Zj. Anick Van Calster

Data e publikimit: 23.03.2016

 

Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për sulmet terroriste që pësoi Belgjika, të cilat shkaktuan shumë viktima dhe lanë shumë të plagosur. Brukseli, zemra e Evropës, u sulmua pikërisht për shkak të vlerave të tij demokratike dhe evropiane.

Në emër të Bankës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh Juve dhe familjeve të viktimave ngushëllimet tona më të sinqerta për jetët e humbura në këtë tragjedi.

Jam i bindur se kjo ngjarje nuk do të zbehë për asnjë moment besimin e popullit belg në vlerat e lirisë dhe të demokracisë.

Ju uroj forcë dhe paqe në ditët që do të vijnë!