BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Ndryshim adrese i sportelit të Bankës së Shqipërisë për veprimet me bonot e thesarit

Data e publikimit: 26.01.2015

 

Banka e Shqipërisë informon publikun se sporteli i Bankës së Shqipërisë në Tiranë për kryerjen e veprimeve me bonot e thesarit është zhvendosur në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Kati II.

Gjithashtu, duke filluar nga data 19 janar 2015, Banka e Shqipërisë ka aplikuar dy ndryshime në rolin e saj si ndërmjetësuese e  investimeve të individëve në bono thesari, duke eliminuar veprimet në cash të individëve. Këto ndryshime janë:

a- Fondet që individët duan të investojnë në bonot e thesarit derdhen pranë bankave tregtare në një llogari të veçantë, duke shmangur kështu transferimin e tyre për në Bankën e Shqipërisë.

b-  Rezultati i investimit pas mbylljes së ankandit do të merret në bankën tregtare, ku individi ka llogarinë dhe jo më në sportelet e Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, kërkesa për pjesëmarrje në ankand përsëri do të vazhdojë të dorëzohet pranë Bankës së  Shqipërisë. 

Për informacione të mëtejshme, mund të paraqiteni pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë në Tiranë dhe në rrethet Shkodër, Korçë, Lushnjë, Elbasan dhe Gjirokastër.