BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 13 janar 2021

Data e publikimit: 13.01.2021

 

Në mbledhjen e tij të datës 13 janar 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2020 dhe miratoi programin e punës për vitin 2021, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.

Ky kalendar do të publikohet në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org.

498 guvernatori

 

  • Dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës Alpha Albania sh.a. nga Alpha International Holdings Single Member S.A., Greqi”

Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës Alpha Albania sh.a. nga Alpha International Holdings Single Member S.A., Greqi”.

Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2020, ndërmori një tërësi masash për shkak të situatës pandemike COVID-19, që lidheshin me ndryshime rregullative dhe vendimmarrje të saj mbi administrimin e rrezikut të kredisë, të procesit të ristrukturimit dhe provigjionimit të kredisë, të administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimet e mëdha, dhe për pezullimin e shpërndarjes së fitimeve të akumuluara dhe atyre ushtrimore.

498 keshilli

 

Në këtë mbledhje u miratua shtyrja në kohë e disa masave, përkatësisht: 

  1. shtyhen efektet e pikës a) të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 33, datë 28.05.2020 për mënyrën e klasifikimit dhe provigjionimit të kredive të ristrukturuara deri në datën 31 mars 2021. Kështu kreditë e ristrukturuara deri në 31 mars 2021 mund të ruajnë të njëjtin klasifikim dhe provigjioninim me ato para provigjionimit;
  2. data e hyrjes në fuqi të vendimit nr. 53, datë 02.09.2020 "Për disa ndryshime në rregulloren "Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave"", shtyhet në datën 1 Janar 2022;  si dhe
  3. pezullohet shpërndarja nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021, deri më datë 31 dhjetor 2021.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.