BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIN PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 7 qershor 2023
Data e publikimit: 07.06.2023
Në mbledhjen e datës 7 qershor 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim:
- Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes 2022
Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes analizon veprimtarinë e sistemit bankar dhe të mbikëqyrjes së tij nga Banka e Shqipërisë. Ky dokument paraqet kuadrin e plotë të ndryshimeve rregullatore mbikëqyrëse në përshtatje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare; ofron statistika dhe informacione mbi subjektet e licencuara nga Banka e Shqipërisë, si dhe analizon çështje të ecurisë së sistemit bankar.
Gjatë vitit 2022, zhvillimi i veprimtarisë bankare u diktua nga presionet inflacioniste si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare. Rritja e normave bazë të interesit nga autoritetet qendrore, në përgjigje të rritjes së çmimeve, solli rritje të normave të interesit për produktet bankare dhe financiare. Megjithë rritjen e çmimit të kredive, portofoli i bankave vijoi të rritej përgjatë vitit të kaluar me 6,55%. Ndërkohë që cilësia e tij erdhi në përmirësim përgjatë vitit duke arritur në vlerën 5% në fund të dhjetorit 2022.
Raporti do të publikohet i plotë në ditët në vijim, në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë http://www.bankofalbania.org/.
Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.