BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Zhvillohet konkursi "Vlera e Vërtetë e Parasë" me nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit, 25-26 maj 2009

Data e publikimit: 26.05.2009

 

Në datat 25-26 maj 2009, u zhvillua konkursi “Vlera e Vërtetë e Parasë” midis nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës.

Nëpërmjet këtij konkursi, Banka e Shqipërisë synon të thellojë njohuritë e nxënësve mbi Bankën Qendrore dhe politikën e saj monetare, duke përcjellë në mënyrë argëtuese, një kulturë të vërtetë ekonomike-financiare për këtë grupmoshë.

Konkursi, në të cilin merrnin pjesë 25 shkolla të kryeqytetit, u zhvillua në hollin e Bankës së Shqipërisë përpara panelit të jurisë të përbërë nga drejtues të saj.

konkursi tirane

Skuadra fituese e kësaj gare të gjatë u shpall shkolla “Tirana Jonë”.

Skuadrat fituese të këtij konkursi, të zhvilluar në Vlorë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, dhe tashmë edhe në Tiranë, do të konkurrojnë në fazën finale që do të zhvillohet në rang kombëtar në kryeqytet.