Konferenca e Parë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, me temë ''Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona'', 14-15 qershor 2017, Tiranë

 

Në datat 14-15 qershor 2017, u mbajt Konferenca e Parë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, me temë "Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona". Dita e parë e Konferencës mblodhi së bashku historianë, akademikë, numizmatë, arkeologë e studiues të historisë monetare e ekonomike, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të tyre në fushën e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisë ekonomike dhe zhvillimit të bankingut në vendin tonë, nga antikiteti e deri në ditët tona. Ndërsa dita e dytë, iu dedikua rolit edukues të muzeve të bankave qendrore në njohjen e historisë së parasë, bankingut dhe rritjes së kulturës financiare përmes ekspozitave, edukimit dhe inovacionit. 

 1011558