BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë dakordëson me Bankën Qendrore Evropiane zgjatjen e afatit të linjës së likuiditetit në euro, deri në muajin mars 2022

Data e publikimit: 04.02.2021

 

Siç parashikohet në marrëveshjen ekzistuese për mbështetjen e Bankës së Shqipërisë me një linjë likuiditeti në vlerën 400 milionë euro, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të saj deri në muajin mars 2022. 

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet i dobishëm në kuadër të kujdesit ndaj efekteve të pandemisë mbi tregun financiar.

Më tepër informacion mund të gjendet edhe në njoftimin e mëposhtëm për shtyp të Bankës Qendrore Evropiane.