Mbikëqyrja

Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të licencojë ose revokojë licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare, si dhe  rregullon e mbikëqyr bankat tregtare që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri. Gjithashtu, ajo i kryen këto funksione edhe për institucionet financiare jobanka, si institucionet e mikrofinancës, zyrat e këmbimit valutor etj.

Si rregullator, Banka e Shqipërisë nxjerr akte nënligjore si vendime, rregullore, udhëzime dhe urdhra, të detyrueshme për t'u zbatuar nga të gjitha subjektet në varësi, me qëllim sigurimin e stabilitetit bankar.
Si mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ndjek, shqyrton dhe monitoron aktivitetin e këtyre subjekteve, për të siguruar që ato të jenë të sigurta dhe që veprojnë në përputhje me ligjet dhe me rregullat në fuqi.

Një tjetër mënyrë se si Banka e Shqipërisë ndihmon në krijimin e një sistemi bankar të shëndoshë, është funksioni i saj si "huadhënës i fundit në radhë". Kështu, kur një bankë apo një institucion financiar ka mungesë të përkohshme likuiditeti, mund të kërkojë hua nga Banka e Shqipërisë, kur nuk mundet të sigurojë hua nga bankat e tjera. 

Për më shumë

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu