Traktatet dhe e drejta komunitare

Bashkimi europian është një ngrehinë juridike origjinale e cila mbështetet në traktate të ratifikuara nga vendet anëtare. Këto traktate, përbëjnë themelin e së drejtës komunitare dhe qendrojnë mbi legjislacionet kombëtare. Të gjitha dispozitat ligjore që miratohen nga institucionet komunitare, duhet të jenë në përputhje me këto traktate të cilët përshkohen nga disa parimet themelore (si, liria, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore si dhe shteti i së drejtës) dhe përcaktojnë kompetencat që vendet anëtare i delegojnë Bashkimit Europian.

Traktatet janë shprehje e zhvillimit të ngrehinës europiane. Traktati i Nicës, i cili është për momentin i fundit në radhë, synon reformimin e institucioneve para hapit të ardhshëm të zgjerimit te Bashkimit Europian.

Informacion më të gjerë mbi Traktatet si dhe tekstet e tyre mund t’i lexoni duke klikuar mbi linket përkatëse: