Ndërtesa e ''ish-hotel-Dajtit''

Zhvillimet e vrullshme sasiore dhe cilësore që kanë shoqëruar aktivitetin e Bankës së Shqipërisë kanë bërë që kërkesat për hapësira ndërtimore për të ushtruar aktivitetin e saj ditor të rriten në vazhdimësi. Ushtrimi i shumë prej funksioneve unike të përfaqësimit, kërkesat funksionale gjithnjë e në rritje, angazhimet e shumta të Bankës së Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare,  kërkesat e domosdoshme në teknologjinë e informacionit, dhe një sërë arsyesh të tjera diktonin nevojën për ambiente të tjera shtesë.
"Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për blerjen e godinës "Ish-Hotel "Dajti"""

Në mbledhjen e tij të datës 16.06.2010, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi vendimin "Për miratimin e procedurës "Prokurim i drejtpërdrejtë"", për blerjen e pronës së paluajtshme shtetërore ‘Ish Hotel Dajti’ nga Banka e Shqipërisë, me fond limit 4.148.400.000 (katër miliard e njëqind e dyzetetetë milionë e katërqind mijë) lekë. Gjatë diskutimeve në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës, mbështetur në nevojat e Bankës së Shqipërisë, të evidentuara në rritje ndër vite, për zgjerim të ambienteve në të cilat zhvillohet aktiviteti i saj përditshëm, si dhe në përmbushje të detyrimeve për përafrimin e kushteve të punës me standardet bashkëkohore të bankingut qendror, Këshilli Mbikëqyrës mbështetur në shkronjën "c", të pikës 4, të nenit 1 dhe shkronjën "c", të nenit 4 të ligjit nr. 8269, 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", në të cilat parashikohet e drejta e Bankës së Shqipërisë për të blerë, kur çmohet e nevojshme dhe e përshtatshme prej kësaj të fundit, pasuri të paluajtshme me kushtin e përdorimit për qëllime të sigurimit dhe administrimit të aspektit operacional të saj, vlerësoi të domosdoshme një vendimmarrje të këtij organi në lidhje me zgjerimin e ambienteve të punës, përmes blerjes të pasurisë së paluajtshme "Ish-Hotel "Dajti"" për këtë qëllim. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se prona e paluajtshme "Ish-Hotel "Dajti"", ofron sipërfaqe ndërtimore, ambiente rrethuese, vendndodhje dhe vlera historike shumë të njohura dhe së bashku me ndërtesën ekzistuese të selisë qendrore, ofrojnë zgjidhje afatgjatë të nevojave të Bankës së Shqipërisë për ambiente pune dhe një mbështetje të plotë për zhvillimin e veprimtarisë së saj.

Në këto kushte, blerja e godinës së ish-Hotel  Dajtit, përbën një nga lëvizjet strategjike të Bankës së Shqipërisë, për një zgjidhje afat gjatë të dhe dinjitoze, në sigurimin e ambienteve të reja, të cilat do plotësojnë më tej infrastrukturën që ofron godina qendrore. Kjo është një lëvizje që do të ndikojë në përafrimin e Bankës së Shqipërisë me Bankën Qendrore Evropiane.

Pas kësaj blerjeje mund të thuhet se tashmë Banka e Shqipërisë zotëron dy nga godinat me të spikatura të qendrës së Kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Është detyra e saj tashmë që brenda një kohe sa më shpejtë t’i kthejë të dy godinave shkëlqimin e dikurshëm duke i bërë ato pjesë të çmuara të trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike të Tiranës.

 E ndërtuar rreth viteve ’30, nga Gherardo Bosio, një arkitekt fiorentinas  i shkollës së "racionalizmit" të shekullit XX, dhe e dizenjuar në detaje nga Gio Ponti, i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian, ndërtesa ndahet në një distancë shumë të shkurtër  me godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë.

1 copy 1 4488 0
2 me sfondin e vet 4487 0

Me sipërfaqen e saj të madhe dhe vendndodhjen fizike, ajo plotëson kërkesat e Bankës së Shqipërisë për zgjerimin e strukturës, si dhe do t'i vijë më së miri në ndihmë angazhimit të saj  për të qenë transparente, e hapur dhe sa më afër publikut.

Nga këndvështrimi historik, hotel “Dajti“ për qytetarët e Tiranës ka qenë një nga veprat më të spikatura dhe njëkohësisht më të lakmuara. Eleganca, pajimet dhe mobilimet e hotelit ishin të një niveli të veçantë, në përputhje me rangun e tij.

3 4490
4 4491

Në planin rajonal, kjo ndërtesë është vlerësuar për shumë kohë si hoteli më modern i Ballkanit.

 
6 4493 0

Banka e Shqipërisë, në kuadrin e restaurimit të ndërtesës, ka hartuar planet për funksionimin e ndërtesës në shërbim të veprimtarisë së saj. Pavarësisht shkatërrimit që ka pësuar gjatë këtyre viteve, këto projekte parashikojnë rikthimin e ndërtesës në gjendjen fillestare, ringjalljen e këtij objekti dhe kthimin e shkëlqimit të dikurshëm në funksion të veprimtarisë së bankës qendrore.

Vlen të theksohet se restaurimi do të kryhet në përputhje me idetë fillestare të arkitektit Bosio, por natyrisht në kushtet e shekullit të ri, pa harruar edhe ambientin e gjelbëruar përreth tij.

6 4493 0
7 4494 0

Kjo godinë me bibliotekën shumë të pasur të saj do të jetë një dritare e kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun veçanërisht më kërkuesit, akademikët, studentët dhe median. Me sipërfaqen e saj të madhe dhe vendndodhjen fizike, godina plotëson kërkesat e Bankës së Shqipërisë për zgjerimin e strukturës.

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu