Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

354 DSC8936-2-2

Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ai është përgjegjës për hartimin e politikës monetare dhe për miratimin e udhëzimeve për zbatimin e saj. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendos mbi politikat e administrimit në përgjithësi, si dhe përcakton mënyrat ose procedurat për realizimin e veprimtarisë operative të Bankës së Shqipërisë, duke siguruar kështu administrimin e drejtë të institucionit dhe përgjegjshmërinë kundrejt publikut për veprimet, angazhimin dhe rezultatet e saj.

Këshilli Mbikëqyrës kryesohet nga Guvernatori dhe përbëhet nga nëntë anëtarë, si më poshtë:

  • Guvernatori - Kryetar
  • Zëvendësguvernatori i Parë - Zëvendëskryetar
  • Zëvendësguvernatori i Dytë; dhe
  • Gjashtë anëtarë të tjerë.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:

  • Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi;
  • Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;
  • Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

 

ANËTARËT E KËSHILLIT MBIKËQYRËS:

Z. Gent Sejko, Kryetar
Zj. Elisabeta Gjoni, Zëvendëskryetare
Zj. Natasha Ahmetaj, Anëtare
Z. Petraq Milo, Anëtar
Z. Dhori Kule, Anëtar
Zj. Ela Golemi, Anëtare
Z. Arben Malaj Anëtar
Z. Tonin Kola, Anëtar
Zj. Denada Prifti, Anëtare

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu