Stabiliteti financiar

Banka e Shqipërisë ka përgjegjësinë të garantojë që sistemi bankar në veçanti dhe ai financiar në përgjithësi, të jetë i qëndrueshëm dhe eficient.

Një sistem financiar i qëndrueshëm dhe eficient është i rëndësishëm për të ruajtur dhe për t’i siguruar vendit thellimin e ndërmjetësimit financiar, qëndrueshmërinë makroekonomike dhe transmetimin e mirë të veprimeve të politikës monetare të bankës qendrore. 
Gjithashtu, përmes një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe eficient, realizohet transformimi i kursimeve në investime, përmirësohet shpërndarja e burimeve financiare në ekonomi dhe kontribuohet në zhvillimin dhe thellimin e tregjeve financiare, ku mes të tjerash, pjesëmarrësit veprojnë për të zbutur rreziqet e tyre dhe për të maksimizuar fitimin.

Si mbikëqyrëse dhe rregulluese e sektorit bankar dhe e disa institucioneve financiare jobanka, Banka e Shqipërisë kontribuon në ruajtjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar, edhe nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikës makroprudenciale, me qëllim parandalimin dhe trajtimin e rrezikut sistemik në sistemin financiar.'

Për më shumë