Konferenca e Bankës së Shqipërisë
Normat negative të interesit në Eurozonë dhe ndikimi i tyre në politikat dhe instrumentet e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka e Shqipërisë organizojnë në Tiranë, më 4-5 maj 2017, Konferencën me temë "Normat negative të interesit në eurozonë dhe ndikimi i tyre në Politikat dhe Instrumentet e Bankave Qendrore të Vendeve të Ballkanit Perëndimor". Konferenca organizohet me ndihmën financiare të partnerit tonë për zhvillim, Qeverisë Zvicerane nëpërmjet bashkëpunimit me Sekretariatin e Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike.

Konferenca do të ofrojë mundësi për politikëbërësit dhe përfaqësuesit e lartë nga bankat qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shkëmbejnë, me njëri tjetrin dhe me bankat e tjera qendrore pranë eurozonës, pikëpamjet për sfidat që lidhen me politikën monetare, stabilitetin financiar dhe administrimin e rezervës valutore, dhe që vijnë nga normat negative të interesit në eurozonë si dhe për programin e blerjeve të aktiveve të Bankës Qendrore Evropiane. Qëllimi i konferencës është të identifikojë sfidat e veçanta në këto fusha, të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të përgjigjeve të ndryshme të politikës monetare, dhe të vlerësojë ndikimet e tyre për të identifikuar ato të cilat mund të konsiderohen më të efektshme se pjesa tjetër në rrethana të caktuara.

Përfaqësues nga bankat qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bankën Qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, Bankën Qendrore të Kosovës, Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, Bankën Kombëtare të Serbisë; Bankën Qendrore Evropiane, bankat qendrore të vendeve pranë eurozonës, përfshirë Bankën Kombëtare të Bullgarisë, Bankën Kombëtare të Kroacisë, Bankën Qendrore të Republikës së Hungarisë, Bankën Kombëtare të Rumanisë, Bankën Kombëtare Zvicerane, Bankën për Rregullime Ndërkombëtare (BIS); si dhe përfaqësues të akademisë do të marrin pjesë në këtë konferencë.

Programi

Dita e parë

E enjte, 4 maj 2017

 

Fjala hapëse e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Sesioni parë:  Hartimi dhe zbatimi i Politikës Monetare

Prezantimet e sesionit të parë

Sesioni i dytë: Menaxhimi i Rezervës Valutore

Prezantimet e sesionit të dytë

Dita e dytë

E premte, 5 maj 2017

 

Sesioni i tretë: Stabiliteti financiar

Prezantimet e sesionit të tretë