Rregullore Nr. 99 "Mbi llogaritjen e normave fikse të interesit në tregun ndërbankar të parasë"

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 99
Data: 27.12.2006
Hyn në fuqi: 30.01.2007
Botuar në: Buletin Zyrtar
në datën: 15.01.2007
Kategoria: Operacione
Departamenti: Operacionet Monetare
Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i mënyrës së llogaritjes së normave fikse të interesit të vendosjes dhe të pranimit të depozitave në tregun ndërbankar të parasë, të cilat përdoren nga Banka e Shqipërisë dhe nga të interesuarit për qëllime referuese, statistikore, vlerësuese dhe kontabilizuese.